DYLON

Xhevat Bekteshi fton qytetarët të votojnë drejtë?!

Xhevat Bekteshi fton qytetarët të votojnë drejtë?!
Avatar photo Redaksia

Xhevat Bekteshi është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në zgjedhjet e tetorit.

Ai fton qytetarët të votojnë drejtë, saktë, me sinqeritet, me urtësi dhe me maturi për fitoren e vendit dhe familjes sate.

EkoHigjiena

“Po me shkollat ku mësojnë fëmijët e tu, a je i kënaqur! Kush po t’i mëson fëmijët, mësuesja e vërtetë apo kunatat e kryetarit, apo të afërmet drejtorëve te sektorëve te ndryshme. Çfarë shkruan për ty në librat, me të cilat mëson fëmija yt !? A mundesh për çdo ditë, pa u ngushtuar, t’i ndash 10 euro për ushqim në shkollë për fëmijën tënd!?A mund t’ua blesh rrobat, patika që duan, se fëmijë janë, lakmohen kur funksionarët “axhami” reklamojnë për çdo ditë patika e telefona të reja e të shtrenjta!?”, shtron pyetje të shumta, Bekteshi i AAK-së, pyetje këto që qytetari duhet t’ia bëjë vetës para se të votojë.

Ja postim i tij i plotë:

VOTO DREJTË…!?

Para se të votosh, fillo nga VETVETJA DHE FAMILJA, analizo edhe njëherë mirë si JETON, si e ke IDAREN dhe si është sofra për familjen tënde!

Mendo një herë se përse nuk ka punë për ty! Nëse je në punë, pyete veten a je i kënaqur me punën, me rrogën, me kushtet e punës. Kur shkon në market për të blerë gjanat ushqimore, pyetu a të del rroga deri në fund të muajit që të sigurosh ushqimin! A mund t’u blesh fëmijëve të tu gjërat që i duan, apo çdo herë që shkon të thyhet zemra ty edhe atyre duke i shikuar gjërat nëpër rafte, sepse nuk ja del dot, se nuk të dalin paret se çmimet janë në hava!?

Mendo si ja kalon dimrit, a munde t’i shlyesh faturat e rrymës, a kishe rrymë! A mund në përgjithësi t’i mbulosh FATURAT?! Po kur del jashtë shtëpisë, si të duket vendi ku jeton, lagjja, qyteti, fshati yt! Si i ke rrugët, a ke ujë, a ke kanalizim? Erërat dhe fekaljet duan të na ngulfatin nuk ka fshat që ka përroskë apo lum të pastër! Krahasoji pak me ata të shteteve tjera!

Po me shkollat ku mësojnë fëmijët e tu, a je i kënaqur! Kush po t’i mëson fëmijët, mësuesja e vërtetë apo kunatat e kryetarit, apo të afërmet drejtorëve te sektorëve te ndryshme. Çfarë shkruan për ty në librat, me të cilat mëson fëmija yt !? A mundesh për çdo ditë, pa u ngushtuar, t’i ndash 10 euro për ushqim në shkollë për fëmijën tënd!?A mund t’ua blesh rrobat, patika që duan, se fëmijë janë, lakmohen kur funksionarët “axhami” reklamojnë për çdo ditë patika e telefona të reja e të shtrenjta!?

VOTA është e ardhmja JOTE!.

VOTA është PËRGJEGJËSI!

VOTA është e ardhmja e FËMIJËVE të tu!

VOTA është e ardhmja e familjes, fshatit, qytetit dhe POPULLIT tënd!

Andaj voto drejtë, saktë, me sinqeritet, me urtësi dhe me maturi për fitoren e vendit dhe familjes sate. Voto që vendi i yt të ecë me vendet e përparuar dhe moderne. Voto!