DYLON

Xhevat Bekteshi: Angazhohem për bursa më të lartë për studentët tanë

Xhevat Bekteshi: Angazhohem për bursa më të lartë për studentët tanë
Avatar photo Redaksia

Xhevat Bekteshi është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në zgjedhjet e tetorit.

“Bursa që marrin sot studentët është aq e vogël, sa shpesh as për një palë patika nuk mjafton. Kjo është padrejtësi ndaj atyre që punojnë dhe studiojnë me përkushtim. Prandaj dua që ata me notë mbi 8.5 të marrin bursë prej 120 euro në muaj nëse studiojnë jashtë qytetit, dhe 100 euro në muaj nëse studiojnë në Gjilan, për 9 muaj në vit”, thotë ai.

Ja postimi i plotë:

ANGAZHOHEM PËR BURSA MË TË LARTË PËR STUDENTËT TANË

Si Koordinator i mësimit praktik dhe si Koordinator cilësie prej 8 vitesh punoj në Universitetin “Kadri Zeka”. E njoh mirë jetën, brengat dhe vështirësitë e studentëve dhe familjeve të tyre.

Sot, telefoni dhe laptopi janë mjete të domosdoshme për të mësuar, interneti është shpenzim i përditshëm, librat, veshja, transporti dhe qiraja rëndojnë mbi supe që shpesh janë bosh.

Bursa që marrin sot studentët është aq e vogël, sa shpesh as për një palë patika nuk mjafton. Kjo është padrejtësi ndaj atyre që punojnë dhe studiojnë me përkushtim. Prandaj dua që ata me notë mbi 8.5 të marrin bursë prej 120 euro në muaj nëse studiojnë jashtë qytetit, dhe 100 euro në muaj nëse studiojnë në Gjilan, për 9 muaj në vit.

Kjo do të kushtojë rreth 350,000 euro në vit – një investim modest, por me ndikim të madh për të ardhmen e tyre dhe të gjithë qytetit tonë.

Fatkeqësisht, shpesh buxhetet komunale për projekte të ndryshme nuk shpenzohen plotësisht, ndërsa studentët mbeten pa mbështetjen që meritojnë.

Nëse duam që rinia jonë të ketë shpresë dhe perspektivë këtu në vendin tonë, dhe të mos ikë e gjithë në mërgim, duhet të investojmë realisht në ta tani,dikur bëhet vonë.

Student, rini e përzgjedhur, më 12 tetor, më jepni votën tuaj që të jem zëri juaj në Asamblenë Komunale dhe të punoj për një të ardhme më të mirë për ju studentë, familjet tona dhe Gjilanin tonë.