Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave në Bujqësi, organizuar nga Komuna e Vitisë dhe IADK, në Viti është zhvilluar një ceremoni rasti, ku Xhevahire Selmani nga fshati Vërban i Vitisë është përzgjedhur si fermerja më e suksesshme për vitin 2019 në këtë komunë.
Arton Elezi, U.D i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i cili edhe ishte pjesë e kësaj ceremoni pasi që urojë znj. Selmani për sukseset e arritur theksoi se kjo datë të shënohet edhe në vitet e ardhshme në mënyrë që të bëhet tradicionale.
Përndryshe bëhet me dije se ky aktivitet është mundësuar në kuadër të projektit ‘Përkrahja e grave dhe vajzave në fuqizimin ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjeve të kapaciteteve profesionale të tyre” si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).