DYLON

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Bayerni

Avatar photo Redaksia

Bayern Munich duket se po i bën gati valixhet Xherdan Shaqirit, pasi dëshiron ta shesë atë. E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket larg Bayern Munich, pavarësisht paraqitjeve pozitive në Botërorin e Brazilit, ai pritet të largohet nga skuadra bavareze.

Tribalfootball njofton se krerët e Bayernit nuk e shohin në planet e tyre futbollistin nga Kosova për sezonin e ri.

EkoHigjiena

Ndërkohë, edhe vetë Shaqiri kohë më parë paralajmëroi largimin e tij nga Allianz Arena.
“Është e qartë se unë nuk dua që kjo të vazhdojë kështu. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë duhet të bëj diçka për t’i ndryshuar ato”, ishte shprehur Xherdani më parë.

Roma, Liverpooli, Chelsea e Juventusi janë vetëm disa nga skuadrat prestigjioze që kanë shprehur interesim për Shaqirin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.