DYLON

Xherdan Shaqiri, anëtar nderi i Këshillit lokal të Zhegrës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ka vazhduar konstituimi i Këshillave lokale në fshatrat e Komunës së Gjilanit. Dje Zhegra ka zgjedhur Këshillin lokal në të cilin pëfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj dhe Selishtë. Me një numër rekord të të pjesëmarrësve me anë të votimit u zgjodh kryetar i Këshillit Shemsedin Elezi.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Avdyl Aliu propozoi që ylli i futbollit botëror me prejardhje nga Zhegra Xherdan Shaqiri të bëhet anëtar nderi i këtij Këshilli, meqë rast u miratua nga të pranishmit.

EkoHigjiena

Gjithashtu, është shprehur dëshira që këto zgjedhje të jenë të fundit nën organizimin e Komunës së Gjilanit dhe në të ardhmen Gjilani dhe Zhegra si dy komuna fqinje të kenë marrëdhënie të veçanta.

Procesi i konstituimit të Këshillit lokal të Zhegrës ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme pa asnjë pakënaqësi.

Ndryshe, sot konstituohet Këshilli lokal i fshatit Livoç i Ulët, i cili mbahet në ora 17:00./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.