DYLON

Xhenierët e FSK-së u lavdëruan nga gjeneral Haumman për suksese në realizim të projekteve

Avatar photo Redaksia

Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale(BMO), kolonel Muharrem Rrahmani në ambientet e Kazermës ,,Adem Jashari’’ priti në një vizitë drejtorin e Ekipit Ndërlidhës këshillues të NATO-s(NLAT), gjeneral brigade Werner Haumman.

Kolonel Rrahmani u shpreh i lumtur për vizitën dhe vlerësimin që gjenerali Haumman dhe ekipi i tij kanë shpreh në vazhdimësi për projektet dhe operacionet të cilat i ka zhvilluar Brigada për Mbështetje Operacionale dhe njësitë e saj vartëse.

EkoHigjiena

Nga ana e tij drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Werner Haumman u shpreh se qëllimi i vizitës së tij në Komandën e Brigadës për Mbështetje Operacionale është dëshira për të falënderuar stafin e Brigadës dhe pjesëtarët të cilët në vazhdimësi po japin kontributin e tyre në ndihmë komunitetit në të gjitha lokalitetet e Kosovës pa dallim.

Gjeneral Haumman me këtë rast ai takoi edhe pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të cilët punuan në projektin humanitar për ndërtimin e urës në Manastirin e Deçanit, ku i falënderoj për punën dhe përkushtimin e tyre për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve.

Në takimi ishin të pranishëm edhe këshilltarja e gjeneralit Haumman njëherit dhe kordinatore e projektit, toger Sandra Pavic Harder, rreshtermajori i Brigadës së Mbështetjes Operacionale Besim Berisha si dhe pjesëtaret e Batalionit të Xhenios të cilët morën pjese në realizimin e projektit punues të urës në Manastirin e Deçanit,

Pjesëtarët u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë duke e falënderuar shefin e NLAT gjeneralbrigade Haumman dhe ekipin e tij për motivimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj pjesëtarëve të Batalionit të Xhenios dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë realizimit të këtij projekti .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.