DYLON

Xhemati i Regensdorfit dhe vëllezërit Zymberi dhurojnë 7500 franga për Gjilanin

Xhemati i Regensdorfit dhe vëllezërit Zymberi dhurojnë 7500 franga për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot donacionin prej 7500 mijë franga zvicerane nga bashkatdhetarët nga Zvicra, përkatësisht nga xhemati i xhamisë së Regensdorfit (3500) dhe vëllezërve Ajaz, Nexhat e Jashar Zymberi (4000)

Ai ka falënderuar bashkatdhetarët që po vazhdojnë të kontribuojnë në mbështetje ndaj Gjilanit në kohë pandemie.

“Në ditë të vështira, gjithmonë bashkatdhetarët tanë kudo që janë kanë shtrirë dorën e mbështetjes. Faleminderit shumë për donaconin në përballimin e situatës së sotme”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Drejtori i Qendrës për Punës Sociale, Mursel Zymberi, ka thënë se ky donacion i vëllezërve të tij dhe i xhamisë së Redensdorfit, ka ardhur duke e parë se Gjilani është shembulli më i mirë i menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.