/2L ONLINE/ – Në vazhdim të konferencave të shefave të grupeve politike që përfaqësohen në Kuvend Komunal, të cilat i organizon Zyra për Informim, është prezantuar Selami Xhemajli (AAK), i cili i ka shprehur vlerësimet e tij për punën e asambelsë dhe të ekzekutivit, për periudhën e parë të këtij viti.
Kjo përbërje e Kuvendit Komunal është treguar funksionale, ligjore dhe e përgjegjshme kundrejt interesave të qytetarëve, ndërkohë që në të kaluarën ka pasur bllokada të Kuvendit, ka thënë Selami Xhemajli, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së.
Xhemajli ka thënë se si anëtarë të Kuvendit Komunal kemi dhënë kontribut në konstituimin dhe funksionalizimin e asamblesë dhe trupave ndihmëse të saj, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, edhe pa qenë ende pjesë e koalicionit qeverisës.
Si grup i këshilltarëve dhe si subjekt politik, kemi treguar unitet në të gjitha çështjet që janë diskutuar në Kuvend Komunal. “Do t`i përkrahim të gjitha çështjet që janë interes i qytetarëve”, ka thënë Xhemajli, duke nënvizuar se këtë do ta bënin edhe sikur të ishin opozitë.
Xhemajli ka vlerësuar se Kuvendi Komunal i është përmbajtur agjendës së punës, të përcaktuar paraprakisht, por gjithmonë ka krijuar mundësi për trajtimin edhe të kërkesave të qytetarëve dhe të subjekteve tjera.
AAK si pjesë e koalicionit qeverisës mban pozitën e nënkryetarit si dhe dy drejtori komuanle.
“Si grup i këshilltarëve kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim kontributin tonë në mbështetje të projekteve që janë pjesë e programit qeverisës dhe veçmas përshëndesim uljen e shpenzimeve për luks, për çka Gjilani është një model i mirë i qeverisjes”, ka thënë Xhemajli.
Ai ka përmendur edhe meremetimin e rrugëve, parkun në Dardani, prej nga vjen edhe vetë, duke thënë se në këtë lagje po bëhen investime për herë të parë gjatë kësaj qeverisje.
Vlerësimet e tij për punën e Kuvendit i ka shfaqur edhe këshilltari Ibish Ibishi. /2L ONLINE/