DYLON

Xhemaili nga Lugina e Preshevës mundë t’i bashkohet kombëtares shqiptare U21

Xhemaili nga Lugina e Preshevës mundë t’i bashkohet kombëtares shqiptare U21
Avatar photo Redaksia

Trajneri i kombëtares shqiptare, Alban Bushi do të ndryshojë krejtësisht marsh me shpresat e tij dhe tashmë ekipi kombëtar do të fokusohet te datëlindja 1998-99, shkruan Titulli.com.

Ai ka zbuluar dhe një “xhevahir” në Serbi, fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë Faton Xhemailin, aty ku largimi i Hakajt la goxha boshllëk.

Faton Xhemaili, është lojtar nga Lugina e Preshevës i cili ka kaluar në kampionatin e ligës së parë serbe “Radnik” të  Surdulicës.

EkoHigjiena

Xhemaili për Titulli.com u shpreh se ka filluar komunikimin me kombëtaren shqiptare.

“Po kam pasur disa kontakte dhe tani më ka ardhur ftesa të jem në grumbullimin e ardhshëm të trajnerit Bush. Klubi im në Serbi e ka pranuar këtë ofertë që më ka ardhur dhe shpresojë që javën e ardhshme  të jem me kombëtaren”, tha Faton Xhemaili për Titulli.com.

Sipas paralajmërimeve të trajnerit, Alban Bushi me shumë mundësi Faton Xhemaili do të jetë pjesë e shqiponjave të kombëtares shqiptare U21.

BURIMI: Titulli.com 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.