DYLON

Xhemaili: Gjilani ka aktualisht 271 raste aktive me COVID-19

Xhemaili: Gjilani ka aktualisht 271 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me virusin.

Drejtori Xhemaili ka bërë të ditur se aktualisht Gjilani ka aktualisht 271 raste aktive, teksa në emër të Komitetit ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti – COVID-19, që është bartja e maskave, respektimi i distancës dhe pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit prej fillimit të pandemisë është si vijon: 1552 raste pozitive në total, 1229 të shëruar, 271 raste aktive, 52 të vdekur, 28 në hospitalizim dhe 163 mostra në pritje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.