Xhelili: Të zgjidhen sa më shpejtë çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës lindore
/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Partisë Republikane të Kospovës Selver Xhelili ka thënë se duhet trajtim më ndryshe për të shpërngulurit dhe të dëbuarit nga Kosova Lindore. Për ta duhet të ngritët zëri, për mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë. Ata duhen të kenë trajtim më ndryshe nga Qeveria e Kosovës, që duhet të ketë zgjidhje të problemit të tyre sa më shpejtë.
“Ne e dimë se një numër i qytetarëve nga Kosova lindore , nga Presheva, bujanoci Medvegja, janë të dëbuar dhe të shpërngulur në Republikën e Kosovës dhe se statuti i tyre është i paqartë. Ata nuk janë të pajisur me dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe statuti i tyre është i padefinuar, andaj republikanët e Kosovës kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që ky problem të zgjidhet sa më shpejt duke u trajtuar si problem serioz. Ata meritojnë trajtim të duhur e jo të diskriminohen”, ka thënë Xhelili.
Sipas tij, republikanët e Kosovës për këtë kanë zgjidhje dhe ofrojnë zgjidhje për këtë problem shumëvjeçar, për mos zgjidhjen e problemit të dokumentacioneve te këtyre qytetarëve nga Kosova lindore.
“Ata janë tatimpagues të shtetit tonë dhe duhen të regjistrohen dhe të pajisen me dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe të jenë të barabartë me shoqërinë kosovare në të gjitha sferat e jetës si punësim, shkollim etj”, ka thënë Selver Xhelili, nënkryetar i partisë republikane. /2L ONLINE/
