DYLON

Xhelili: Të themelohet Drejtoria e Turizmit në kuadër të Komunës së Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Udhëheqësit aktual të Komunës së Gjilanit, duhet t’i lë anash inatet dhe ndasitë politike dhe të reflektojnë pozitivisht në ofrimin e sigurisë për punësimin e 300 deri 500 qytetarë të kësaj komune, në kuadër të kompleksit “Gjilani-Ksamil-Sarandë” për vitin 2017, thekson Selver Xhelili, kryetar I Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan.

“Pozita dhe opozita, në Gjilan, duhet ta themelojnë Drejtorinë e Turizmit, në kuadër komunës, e cila do të ndikoj shumë në zbutjen papunësisë. Në tavolinë janë të gatshme dokumentet për hapjen e 300 deri 500 vendeve të punës me kontrata sezonale”, thotë Xhelili.

EkoHigjiena

Xhelili thotë tutje se e ka për obligim moral të ndihmoj komunën, qytetar i së cilës është. Ai, gjithashtu, kërkon nga institucionet komunale të Gjilanit, të ndërmarrin një iniciativë për t’u binjakëzuar me Komunën e Sarandës.

“Themelimi i Drejtorisë së Turizmit në Gjilan, do të krijoj ura bashkëpunimi me Drejtorinë e Turizmit në Sarandë dhe sektorin e turizmit në Qeverinë e Shqipërisë dhe në saje të marrëveshjeve të lidhura ndërinstitucionale, me të cilat Ishulli Ksamil, do të jetë një Ishull i menaxhuar nga njerëzit e Gjilanit, me ç’rast do të gjejnë vende pune nga 300 deri 500 punëtorë. Ksamili ka nevojë për fuqi punëtore sezonale, ndaj një marrëveshje ndërinstitucionale, do të përfitoj komuna e jonë dhe qytetarët e saj”, thuhet në apelin e Selver Xhelilit, kryetar I Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.