DYLON

Xhelili takoi Grenellin

Xhelili takoi Grenellin
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës

Në darkën e inaugurimit të rizgjedhjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si i ftuar i vetëm isha në takim me të emëruarin Richard Grenell, emisarin special të Presidentit Trump për misione të posaçme.

EkoHigjiena

Në takim, falënderova z. Grenell për kujdesin e tij për Kosovën dhe i shpreha mirënjohjen e thellë për gjithçka që ka bërë Amerika për shtetin dhe për popullin tonë, si populli më pro-amerikan në botë.

Kisha kënaqësi të madhe që në çdo takim të këtyre ditëve të flas për Kosovën, e veçmas me z. Grenell, që është një figurë e çmuar e politikës amerikane dhe që ka interesim të veçantë për vendinntonë.

Miqësia SHBA-Kosovë mbetet e përjetshme, si me republikanët, ashtu me demokratët. Jemi me fat si popull shqiptar, për lidhjet speciale që kemi me Amerikën dhe ato duhet t’i mirëmbajmë vazhdimisht me bashkëpunim, partneritet e mirënjohje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.