DYLON

Xhelili: Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do të angazhohem për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Xhelili: Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do të angazhohem për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës – 83

Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, do të angazhohem me përkushtim për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të adresoj në nivel qendror të gjitha kërkesat e qytetarëve të Luginës që jetojnë tashmë në Gjilan, Anamoravë e në mbarë Kosovën.

Do të punoj për të siguruar që ata e ato që jetojnë në Kosovë, të gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë, ashtu siç i kanë mundësitë qytetarët e Kosovës, e veçmas për pajisjen me dokumente, përkrahjen për banim, shtimin e kuotës për studentët e Luginës në universitetet publike në Kosovë, e rritjen e bursave për ta.

Do të insistoj që Qeveria e Kosovës të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës në Serbi, duke kontribuar në forcimin e unitetit dhe zgjerimin e të drejtave të tyre, duke luftuar çdo përçarje që tashmë është krijuar nga Qeveria Kurti, e duke i forcuar shqiptarët për kauzat e tyre të përbashkëta, jashtë interesave partiake.

Çdo hap që do të ndërmarrim, do të jetë në drejtim të një të ardhmeje më të mirë dhe më të barabartë për shqiptarët e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës në Republikën e Kosovës e Kosovën Lindore. Prandaj, kërkoj votat e qytetarëve të Luginës, sepse do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.