DYLON

Xhelili: Rritja e pensioneve për veteranët, lejimi për të vazhduar punën pa ndalje të pensionit, janë zgjidhje konkrete që ofron PDK-ja

Xhelili: Rritja e pensioneve për veteranët, lejimi për të vazhduar punën pa ndalje të pensionit, janë zgjidhje konkrete që ofron PDK-ja
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Takimi me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, na krijoi një mundësi të mirë edhe për të ndarë programin e PDK-së për veteranët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, edhe për të dëgjuar sfidat e tyre.

Ne shprehëm bindjen se, rritja e pensioneve për veteranët, lejimi për të vazhduar punën pa ndalje të pensionit, janë zgjidhje konkrete që ofron PDK-ja dhe kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza, që sadopak do t’ua lehtësonte shportën familjare.

Sidoqoftë, kategoritë që përfaqësojnë këto organizata, duhen të mbrohen e ndihmohen nga shteti, nga çdo subjekt politik, pasi UÇK-ja është një nga tregimet më të suksesshme në botë për çlirimin, lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Falënderoj OVL-në – Degën në Gjilan, për mikpritjen e shkëlqyer.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.