/2L ONLINE/ – Selver Xhelili ka fituar besimin e republikanëve gjilanas për të qenë sërish në krye të këtij subjekti politik në Gjilan. Mbështetja për të jo që u konfirmua por ajo është shumëfishuar dhe se një mbështetje e tillë që po e gëzon ai, është garancë se ky subjekt po rritet në vazhdimësi dhe do të jetë alternativë serioze në tregun politik, duke përfshirë edhe nivelin lokal pasi gjilanasit po fillojnë ta mbështesin me të madhe vizionin e republikanëve, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik.
Në Kuvendin e republikanëve morën pjesë 87 delegatë të cilët përveç mbështetjes së pa rezervë për kryetarin Xhelili, zgjodhën edhe strukturën e re udhëheqëse në Gjilan me një kryesi prej 11 anëtarësh si dhe nënkryetarin Afrim Bajrami si dhe sekretaren Valdete Sadriu.
Pas besimin që mori, kryetari i rikonfirmuar Selver Xhelili në fjalën e tij ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë dhe i ka siguruar ata se shumë shpejtë do të vijë dita kur republikanët do të qeverisin me Gjilanin.
Ai tha se shumë shpejtë qytetarët do t’i ndëshkojnë dhe do të gjunjëzohen të gjithë ata politikanë të cilët njihen në këtë komunë për keqqeverisje, për sjelljet e tyre në këto dy mandate të fundit, pasi qytetarët i kanë provuar dy lloje të pushtetarëve , të PDK-së dhe të LDK-së, dhe se janë ndier të zhgënjyer, por dita e ndryshimit për të mirën e qytetarëve është afër.
Ai tha se viti 2017 duhet të jetë vit i ndryshimeve në Gjilan dhe se republikanët këtu do të ofrojnë planprograme konkret të cilat qytetarët do t’i përqafojnë dhe përkrahin pa dyshim.
Përndryshe, republikanët e Gjilanit mbështetën Selver Xhelilin edhe për faktin se vlerësojnë angazhimet e tija të deritanishme, bile vlerësojnë edhe periudhat kur ai kishte përgjegjësi në drejtimin e drejtorive komunale, ku për ato vite u tregua i suksesshëm.
Republikanët rikujtojnë se qytetarët gjilanas e njohin Xhelilin si drejtor të suksesshëm e të guximshëm dhe jo të korruptuar. Edhe sa ishte në krye të drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, ku në atë kohë këta tri sektor u ndihmuan më së shumti.
Po ashtu edhe sa ishte në krye të drejtorisë së Inspeksionit, republikanë vlerësojnë se ai ka punuar fortë dhe me guxim duke respektuar ligjin dhe duke u munduar të sjellë rregull ku dallohet për guximin në kryerjen e të gjitha obligimeve që ishin në domenin e inspeksionit komunal.
Falë kësaj të kaluare politike të Xhelilit, tani ai po e gëzon përherë e më shumë mbështetjen e qytetarëve gjilanas, po rritet simpatia ndaj tij dhe për të ardhmen e tij politike duke mos munguar mbështetja e simpatizantëve për të, dhe për republikanët e Gjilanit. Po ashtu edhe të të gjithë ata që ishin apo janë pjesë e subjekteve tjera politike, por që dita ditës po janë të zhgënjyer, tani janë duke u afruar me konceptin e republikanëve dhe pritet t’i bashkëngjiten, thuhet në komunikatën e REK-ut. /2L ONLINE/