Xhelili: Republikanët e Serbisë e njohin shtetin e Kosovës!
/2L ONLINE/ – Sot, për herë të parë, ndodhë takimi në mes të dy partive politike të dy shteteve fqinje, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Partia Republikane e Kosovës, ka pranuar ftesën e Partisë Republikane të Serbisë, që të jetë mysafire e një takime të përbashkët në mes të këtyre dy subjekteve politike, që do të mbahet sot në Beograd.
Kështu ka bërë të ditur republikani Selver Xhelili, sipas të cilit vizita e drejtuesve të Partisë Republikane të Kosovës në Beograd, Faton Kurti-kryetar dhe Selver Xhelili-nënkryetar, për të cilën janë njoftuar edhe institucionet relevante ndërkombëtare, po ndodhë me kusht që Republikanët e Serbisë, së pari ta njohin publikisht shtetin e Kosovës, pastaj, me ardhjen e republikanëve serb në pushtet, Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë si dy shtete fqinje te pavarura.
Sic thotë Xhelili, Partia Republikane e Serbisë, faktikisht e pranon realitetin e ri në Kosovë – Pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga shteti serb dhe qeveria e Serbisë që ta njoh shtetin e Kosovës, dhe të njëjtën kohë, të kërkojë falje publike popullit të Kosovës për atë që bëri Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të normalizojë raportet si dy shtete fqinje dhe të pavarura.
Xhelili thotë se në fjalën e tij, kryetari Faton Kurti, ka thënë se, Partia Republikane e Kosovës, do të bashkëpunojë me Partinë Republikane të Serbisë, të Shqipërisë, si shtete fqinje, dhe të gjitha partitë simotra të vendeve tjera në rajon e më gjerë, duke I harmonizuar planet e përbashkëta, në interes ë shteteve tona të pavarura, sovrane e demokratike dhe qytetarëve tanë.
Ndërkaq, vetë ai si nënkryetar i Republikanëve në paraqitjen e tij sot në Beograd, thotë të ketë deklaruar se: “Më vjen mirë që më në fund Serbia po e kupton realitetin e ri në Ballkan dhe një parti si Partia Republikane e Serbisë, e pranon Pavarësinë e Kosovës, është një fakt Serbia duhet t’i tregoj gjeneratave të reja se Kosova fitoi pavarësinë e saj në vitin 1999, me luftën e saj te drejtë nga UÇK-ja, të ndihmuar edhe nga NATO dhe SHBA, për liri dhe Pavarësi. Tani Kosova është një shtet i ri në Ballkan dhe Evropë. Prandaj, duke e njohur këtë fakt të ri, Serbia dhe populli I saj, duhet të kërkojnë falje popullit të Kosovë për gjenocidin që ushtroi regjimi serb në krye me Millosheviqin, mbi popullin e pafajshëm të Kosovës. Kurse kërkoi nga drejtuesit e Partisë Republikane të Serbisë, që të insistojnë për zbulimin sa më të shpejt të të pagjeturve të luftës. Duhet që Serbia të jetë fqinj i mirë, ta pranojë fajësinë dhe të ecim bashkë me popujt e përparuar të vendeve tjera demokratike, drejt Evropës”, ka thënë ndër të tjera Xhelili, I cili në vazhdim, ka kërkuar nga shteti serb, avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të barabarta me serbët e Republikës së Kosovës. “Duhet të thuhet realiteti I ri, këtu në Beograd se, me ardhjen e republikaneve në pushtet, përmes projekteve tona të përbashkëta në interes të qytetarëve tanë, në Ballkan do të ketë stabilitet për gjithë rajonin”, ka theksuar Xhelili.
Sipas tij, nga ana tjetër krerët e republikanëve të Serbisë si nikoqir I këtij takimi, kanë befasuar publikun serb, me qëndrimin e tyre se, Partia Republikane e Serbisë e njeh Kosovën shtet të pavarur e demokratik, si shtet fqinj.
Siç bene te ditur Xhelili. Kreu i republikanëve serb Nikola Sandulovic, ka thënë: “Me ardhjen tonë në pushtet, do ti kërkojmë falje popullit shqiptarë të Kosovës, për atë q beri Serbia mbi popullin e pafajshëm shqiptarë, duke hapur kështu rrugët e bashkëpunimit si dy shtete fqinje. Ne, republikanët do t’i japim të drejta të barabarta shqiptarëve që jetojnë në Serbi, ashtu siç I kanë serbët në Kosovë”, ka spikatur ndër të tjera ai, duke shpreh edhe kundërshtimin kundër gjithë këtyre “kriminelëve”, siq është shpreh ai, që sollën Serbinë në këtë izolim. /2L ONLINE/
