/2L ONLINE/ – “Republikanët gjilanas kanë filluar me freskimin e Degës në Gjilan dhe se do të kemi një degë shumë të konsoliduar dhe të fuqishme që do të jetë faktor në Gjilan”, ka thënë Selver Xhelili, kryetar i republikanëve gjilanas dhe nënkryetar në nivelin qendror.
Xhelili, i cili kishte qenë në të kaluarën, pjesë e qeverisjeve në Gjilan ku për vite ka qenë edhe në pozitën e drejtorit, në drejtoritë përkatëse, tha se e di si frymon Gjilani dhe se përvoja e tij do të hy në punë dhe edhe me një ekip të konsoliduar që do ta ketë afër vetes, do të punojnë që republikanët të jenë një fuqi politike që do t’i duhet kësaj komune dhe se nuk dyshojnë në sukses.
Kreu i republikanëve gjilanas dhe nënkryetar i republikanëve në qendër tha se ky subjekt ka projekte edhe për Kosovë por edhe për Gjilan se duhet t’i ofrohet një qeverisje e mirë qytetarëve dhe se në këtë drejtim janë duke punuar që të shpërfaqen këto vlera të republikanëve sa më shpejtë.
Xhelili thotë tutje se për momentin janë të koncentruar në nivel të përgjithshëm në forcimin e këtij subjekti në nivel nacional dhe kur të vije koha e duhur do të dalin edhe me veprime konkrete, duke përfshirë edhe ato për Gjilan sepse republikanët do të jenë një alternativë e mirë që do të ofrohet për qytetarët.
“Gjilani e ka provuar PDK-në, LDK… dhe ka ardhur koha për ndryshime dhe kjo do të vije me kohë kur republikanët do të dalin me projekte konkrete, për ndryshime, që do të jenë vitet 2016-2017, që me të drejt do t’i mund t’i quajmë qysh tani vite të mbara dhe vite të sukseseve të republikanëve”, ka thënë republikani Selver Xhelili. /2L ONLINE/