Xhelili: Raporti financiar estetikisht duket bukur, por në brendësi ka mangësi

Xhelili: Raporti financiar estetikisht duket bukur, por në brendësi ka mangësi

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, kur është diskutuar rreth raportit financiar për periudhën Janar-Shtator 2020, fjalën e tij e ka thënë edhe Hevzi Xhelili, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK),

Ai ka thënë se një raport i tillë për nga estetika duket shumë bukur, por kur të futesh në analizë, sheh se ka plotë mangësi, transmeton 2LONLINE.com.

Ai tha se për ilustrim do të merr shembull vetëm njërën nga këto mangësi.

“Unë edhe më parë e kam cekur se raporti i përngjan një kartele të thjeshtë. Po i përmendi shpenzimet kapitale, në këtë rast,  është dashtë të jetë edhe analitika për to, sepse në raport aty shihen vetëm shifra e nuk mund të gjesh asnjë detaj, atëherë si mundemi me ditë se ato mjete, ato para janë shpenzuar, në cilën çështje konkrete, cilat do qofshin ato, sepse janë të shumta”, ka thënë Xhelili /2LONLINE.com/

KOMENTE