DYLON

Xhelili: Jemi në vëzhgim për të mirën e qytetarëve dhe bizneseve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan sot ka nisur aksionin për verifikimin e çmimeve nëpër biznese të ndryshme ushqimore, në shërbim të mbrojtjes së konsumatorit dhe bizneseve gjilanase.

Me këtë rast Drejtori i kësaj Drejtorie, Selver Xhelili ka thënë se inspektorët e Komunës së Gjilanit do të jenë në vëzhgim për çdo ditë.

EkoHigjiena

“Aksioni për verifikimin e çmimeve në bizneset ushqimore ka nisur sot, ndërsa do të vazhdoj edhe në ditët në vijim. Ne jemi në vëzhgim për çdo ditë. Qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit por edhe e biznesit në të njëjtën kohë. Në asnjë moment nuk do të ndalemi. Personalisht që nga marrja e përgjegjësive jam në terren, edhe sot, por edhe çdo ditë tjetër do t’i shoqëroj inspektorët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Respektimi i ligjit është parimi i parë në të cilin ne bazohemi. Ligji është i barabartë për të gjithë, andaj ta respektojmë ligjin”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Xhelili, duke thënë se secila fushë që është kompetencë e mbikëqyrjes nga drejtoria që ai udhëheq, tash e tutje është nën vëzhgim intensiv.

“Rendi dhe rregulli duhet të vihen në këtë qytet. Sot janë dhënë disa vërejtje për disa biznese, por janë shqiptuar edhe dënime. Nuk duam dëmtimin e askujt, por po veprojmë sot që të mos dëmtohet askush në asnjë moment”, ka thënë më tutje ai, duke lënë të kuptohet se prezenca e inspektorëve do të jetë në secilën pjesë të qytetit dhe për çdo ditë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.