DYLON

Xhelili: Ajo që u premtua do të realizohet

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Selver Xhelili, ish kryetar i Klubit Drita, thotë se premtimet e dhëna do të realizohen dhe në këtë kontekst ka përmendur se deri në janar klubi nuk duhet t’u ketë asnjë obligim lojtarëve, bazuar në planin operativ. Ai tha se ishin tri paga mbrapa, një iu është dhënë lojtarëve, donatorët e kanë premtuar të dytën dhe pret të kryhet kjo, derisa pritet që në janar nga federata të lirohen mjetet e parapara me çka do të përmbushet edhe paga e tretë kështu që marrëveshja përkatësisht premtimi do të jetësohet.

Xhelili sqaron se pas dhënies së dorëheqjes së ish kryetarit të klubit Islam Rashitit, atij si nënkryetar asokohe, i kishte ra barra të jetë ushtrues detyre i postit të kryetarit deri në kuvend dhe pas insistimit që të mos vije deri tek shuarja, ai e udhëhoqi klubin për më se dy muaj dhe se në këtë drejtim i kishte premtuar kryesisë se 1000 euro do të sigurohen në muaj gjë që është realizuar një pjesë dhe dëshmitë janë tek sekretari i klubit, por pritet deri në janar të përmbushët synimi i plotë.

EkoHigjiena

Xhelili thotë se obligimet që ishin bartur nga fillim i sezonit ishin evidente, por se ai kishte biseduar me lojtarët dhe u kishte premtuar se do i shlyhen obligimet, pagat, dhe njëra nga ato është kryer nga kryesia sa ishte aty dhe për dy paga tjera ka pasur premtime të donatorëve të cilët janë treguar të gatshëm të kontribuojnë në klub gjatë muajit dhjetor, që me ato mjete së paku të kryhen obligimet për edhe një pagë dhe pret kjo të ndodh.

“Së bashku me trajnerin Afrim Shahinin , i cili mbeti i vetëm në klub, sepse të tjerët u dorëzuan, jem i marr vesh që përmes llogarisë rrjedhëse të ndihmohet klubi për të pas edhe transparencë dhe besim në klub por edhe karshi donatorëve, të cilët premtuan ndihmë dhe afati ishte pesëmbëdhjetë ditor ku me atë donacion do të kryhej edhe paga e dytë. Unë pres po ashtu që paga e tretë të sigurohet para fillimit të sezonit me mjetet që lirohen nga federata, me çka do të shlyhen obligimet ashtu siç ka qenë marrëveshja”, sqaron Xhelili.

Ai tha se me përfundimin e sezonit ka kryer atë që i ka takuar si pjesë e kryesisë duke dhënë maksimumin nga vetja e tij. “Mua më vije keq që disa anëtarë të kryesisë që premtuan dhe u shtirën se e duan aq shumë klubin, në ditët më të vështira jo që nuk i ndihmuan, por përfituan nga klubi dhe kjo është mjerim. Por, në këtë nuk dua të lëshohem sepse ajo që më ka takuar e kam kryer, 1 mijë euro i kam premtuar në muaj për klubin dhe atë e kam përmbushur, sidoqoftë unë i dëshirojë suksese Kuvendit të ri të klubit të paralajmëruar të mbahet dhe po ashtu suksese u dëshirojë edhe kryesisë dhe drejtuesve të ri të klubit Drita”. Ka thënë Xhelili

Përndryshe, në mbledhjen e bordit që ëshë mbajtur është edhe vendimi për t’u shpërbërë Kryesia e klubit, dhe është caktuar data 14 dhjetor për kuvend. /2L ONLINE/