Xhavit Ahmeti ishte shembull për ne të tjerët se si punohet dhe veprohet për Kosovën

Xhavit Ahmeti ishte shembull për ne të tjerët se si punohet dhe veprohet për Kosovën

Sot më 21 Nëntor 2019 u bënë 23 vite pa profesorin Xhavit Ahmetin, intelektualin, shkencëtarin, veprimtarin dhe patriotin e përkushtuar të çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar edhe nga bashkëvendësi i tij, Bujar Nevzati, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Ja postimi i tij:

Sot më 21 Nëntor 2019 u bënë 23 vite pa prof. Xhavit Ahmetin. Ky është Nëntori i 23-të pa profesorin, intelektualin, shkencëtarin, veprimtarin dhe patriotin e përkushtuar të çështjes kombëtare!

E ndjej vetën me fat dhe krenar që pata mundësi të punojë dhe veprojë për çështjen e Kosovës në një kohë të shkurtër me prof.ën Xhavit.

Prof. Xhavit nuk ishte thjeshtë vetëm një profesor i shkëlqyeshëm i Kimisë, por ai ishte personalitet univerzal, shkencëtar, intelektual, veprimtar, largpamës, guximtar, artist, poet, valltar, këngëtar, patriot e mbi të gjitha ishte njeri me virtyte të larta njerëzore e akademike! Shqiptarët duhet të jenë krenarë që patën një kolos të madh, një intelektual të shquar, një shkencëtar të spikatur, një atdhetar të devotshëm të çështjes kombëtare ashtu siç ishte profa Xhavit!

Ai ishte shembull për ne të tjerët se si punohet dhe veprohet për Kosovën me tërë qenien.

Frymëzimi i tij si intelektual e shkencëtar, si veprimtar e patriot i përkushtuar për çështjen e Kosovës ishte motivim për shumë gjenerata në kauzën për lirinë e Kosovës!

I përjetshëm kujtimi i jetës dhe veprës së prof. Xhavit Ahmetit!

KOMENTE