DYLON

Xhandarmëria vret një shtetas norvegjez në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Xhandarmëria serbe në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me armë zjarri një mashkull, shtetas i Norvegjisë. Siç njoftonte korrespodenti i portalit informativ Titulli, ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhorë, në ‘Tasjan’ të Preshevës, ku edhe gjendet baza e Xhandarmërisë serbe.

Deri te gjuajtja në drejtim të këtij shtetasi erdhi, pasi ‘norvegjezi’ kishte sulmuar me mjete të forta një pjesëtar të xhandarërisë , me çrast edhe i kishte rrëmbyer armën duke tentuat të largohet nga vendi i ngjarjes.

EkoHigjiena

Titulli ka mësuar se gjatë momentit të arratisjes sulmuesi me automatikë ka gjuajtur veturën e policisë kufitare.

Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë tentuar që ta arrestojnë pa rezistencë, mirëpo sulmuesi nuk ka dashtë të dorëzohet, me çrast edhe pjesëtarët e kësaj njësie elitare e kanë vrarë këtë shtetas të huaj, disa metra larg bazës së Xhandarmërisë.

Shtëpia e shëndetit në Preshevë vetëm se ka konfirmuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit deri tani mbetet i panjohur.

Korrespodenti i Titullit ka tentuar të mësoj për sulmuesin norvegjez,  kombësinë e vërtetë të këtij shtetasi të huaj, mirëpo diçka e tillë ka qenë e pamundur të mësohet deri në këto momente.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.