Granit Xhaka ka kontribuar me një gol në fitoren e Monchengladbach në udhëtim te Hertha Berlin. Mesfushori nga Kosova, arriti të shënonte gol nga pika e bardh. Pas ndeshjes, Xhaka me bashkëlojtarë kaluan në pistën olimpike të stadiumit të Hertha, për të përshëndetur tifozët e tyre që ishin në stadium. Ajo që bie në sy, janë mbrojtëset e Xhakës që mbanë gjatë ndeshjes, në të cilat nuk mungon flamuri i Kosovës, vendit të prejardhjes së mesfushorit 23 vjeçar.