DYLON

Xhakës i dorëzohet titulli “Ambasador Nderi” i Kosovës

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim futbollistin e njohur nga Kosova, dhe yllin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi, me të cilën e ka dekoruar më 17 Shkurt të këtij viti.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Granit Xhakën për punën e tij, për sukseset që ka arritur në fushën e sportit të futbollit dhe theksoi se të rinjtë nga Kosova po bëhen ambasadorë të shtetit të tyre dhe po tregojnë vlerat e tyre kudo në botë.

EkoHigjiena

Futbollisti m prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka e falënderoi Presidenten për titullin me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe tha se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin e tij edhe në të ardhmen.

Me rastin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar me titullin “Ambasador Nderi i Kosovës”, tre lojtarët e Kombëtares zvicerane të futbollit, Granit Xhaka, Valon Behrami e Xherdan Shaqiri. Me këtë titull, Jahjaga ka nderuar edhe futbollistin e Manchesterit, Adnan Januzaj.

Titulli “Ambasador Nderi i Kosovës” epet për kontributin për interesat dhe afirmimin e Republikës së Kosovës në botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.