DYLON

Xhaka: Kur Zhegrova ka topin në këmbë, diçka do të ndodhë

Avatar photo Elife Sherifi

Taulant Xhaka, në një intervistë për zviceranen “Blick”, ku ka folur për shumë tema, është pyetur edhe për Edon Zhegrovën, talentin e Kosovës, që nuk po luan rregullisht te Baseli.

Gjërat kanë nisur të ndryshojnë së fundmi, por prapë se prapë Edoni duhet të punojë edhe shumë për ta bindur trajnerin e Basel.

Sido që të jetë, Xhaka s’ka asnjë dyshim se Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm, por që sipas tij, në fillim nuk e ka marr edhe seriozisht këtë punë.

EkoHigjiena

“Edoni luftoi në fillim për të ndarë argëtimin me seriozitetin. Sidoqoftë, na ndihmon shumë me driblimin e tij, me cilësitë që ka”, u shpreh Zhaka.

“Ai e di se ende mund të përmirësohet, veçanërisht në fazën mbrojtëse. Nuk kemi pse të flasim në mënyrë agresive për klasin e tij. Nëse e ka topin në këmbë, diçka ndodh”, ka thene Xhaka.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.