DYLON

Xhaka dhe Rashica nesër në Prishtinë, detaje rreth ndeshjes

Xhaka dhe Rashica nesër në Prishtinë, detaje rreth ndeshjes
Avatar photo Elife Sherifi

Të shtunën, më 15 qershor, në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”.

Yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë.

Tashmë janë zbuluar edhe trajnerët që do t’i drejtojnë këto skuadra. Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve.

EkoHigjiena

Kjo ndeshje është organizuar dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë.