DYLON

Xhaka: Çdo gjë është e mundur

Avatar photo Redaksia

​Zvicra e shqiptarëve përballjen e radhës e luan kundër Argjentinës, në sfidën e tetës së finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’, takim ky që luhet me 1 korrik. Helvetikët i pret sfida me madhe e këtij Botërori për faktin se ekipi argjentinas llogaritën një nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e këtij Botërori.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, mendon se skuadra e tij nuk është krejt pa shanse në ballafaqim me Argjentinën e Lionel Messit. Xhaka thotë se Argjentina është favorite, por ai thekson se gjithçka është e mundur edhe në duel me argjentinasit.

EkoHigjiena

“Natyrisht Argjentina është favorite, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Ne kemi dashur të tregojmë reagimin tonë pas humbjes nga Franca 2:5. Kësaj ia kemi arritur me fitore ndaj Hondurasit. Ndaj Argjentinës dhe Messit çdo gjë është e mundur”, ka thënë Xhaka.

Xhaka ka luajtur më shumë si mesfushor krahu i djathtë duke ndihmuar Xherdan Shaqirin. Ai mendon se nxehtësia është e madhe në Brazil.

“Klima është e veçantë, nuk kam parë kurrë që gjërat s hkojnë deri në limit, por këto janë gjëra të njëjta për të dy ekipet, do të bëjmë çdo gjë që duhet për të mbijetuar Argjentinën. Ajo është vetëm një lojë dhe prandaj çdo gjë është e mundur”, theksoi Xhaka.