DYLON

Wolfgang Sobotka: Vizat hiqen në fund të qershorit

Avatar photo Redaksia

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me procesin përfundimtar për heqjen e vizave për Turqinë, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Regjimi i vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë planifikohet të hiqet në pako duke filluar nga fundi i muajit qershor, ka thënë ministri i brendshëm austriak Wolfgang Sobotka, për televizionin austriak, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me procesin përfundimtar për heqjen e vizave për Turqinë, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e ardhshëm që mbahet në mes të qershorit, transmeton sot televizioni austriak ORF.

Ministri i brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, në një deklaratë për televizionin Austriak ORF që është publikuar sot, ka theksuar se regjimi i vizave për këto vende planifikohet të hiqet në pako duke filluar nga fundi i muajit qershor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.