“Wildlife Albanian Photographers” organizuan ekspozitë për promovimin e faunës së trevave shqiptare

“Wildlife Albanian Photographers” organizuan ekspozitë për promovimin e faunës së trevave shqiptare

Në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, organizata “Wildlife Albanian Photographers”, organizoi ekspozitë me fotografi, e cila u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë.

Kjo ekspozitë ka pasur për qëllim promovimin e faunës së trevave shqiptare, ku pati punime të ndryshme të realizuara nga fotografët, Arian Mavriqi, Besnik Jakupi dhe pjesa tjetër e ekipës.

Fotografi Arian Mavriqi falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe përkrahje të vazhdueshme.

“Këtu mund të shihni fotografi të specieve të ndryshme që janë realizuar në Kosovë dhe Shqipëri. Jam i lumtur që njerëzit kanë filluar të dijnë rëndësinë e shpezëve dhe kafshëve”, tha ai

Kurse, kryetari i komunës, Qëndron Kastrati tha se kjo organizatë solli fototografi të mrekullueshme nga fauna e trevave shqiptare.

Të pranishëm kanë qenë administratorë të grupit Divjaka Karavasta Alketan Hila dhe Altin Hila, profesoresha Ferdine Zhushi, Aurora Pirovic dhe artistë të tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Ky aktivitet është mbështetur nga Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

KOMENTE