![Werderi e Lazio interesohen për Abrashin](https://2lonline.com/file/2022/06/default-image-2lonline-850x560.jpg)
Skuadra gjermane Werder Bremen dhe ajo italiane Lazio po interesohen për shërbimet e mesfushorit të Grasshopperit, Amir Abrashi, bën të ditur “Infoticker.ch” të hënën.
Abrashi 23-vjeçar ka kontratë me Grasshopperin deri në verën e vitit 2015. Mesfushori defensiv është duke u kërkuar edhe nga skuadra kampione e Zvicrës, Baseli, si dhe ajo gjermane Bayer Leverkusen.