DYLON

Wenger flet për herë të parë për Granit Xhakën

Avatar photo Elife Sherifi

Arsene Wenger është njeriu i fundit që ka folur për situatën e krijuar nga Granit Xhaka te klubi anglez, Arsenali.

I fundit që ka folur për situatën e krijuar te Arsenalit është njeriu i cili e njeh këtë klub më mirë se çdo kush tjetër.

Është fjalë për Wengerin, i cili pranoi se veprimet e Xhakës nuk ishin ideale, por lojtarët e stresuar nën një kontroll të tillë janë në një pozitë të vështirë.

EkoHigjiena

“Ju keni njerëz me pasionin, por edhe presionin që ata kanë mbi vete, zhgënjimin që ata mbajnë rreth tyre dhe ata ndonjëherë kanë reagime që nuk dëshironi, por duhet t’i kujtoni njerëzit për sjelljen që dëshironi. Unë mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, në kundërshtim me atë që kam dëgjuar javët e fundit. Më në fund ai kërkoi falje dhe kjo ishte ajo që donte Emery dhe ju prej tij”, përfundoi trajneri francez.

Xhaka u zëvendësua gjatë fundjavës së kaluar në ndeshjen ndaj Crystal Palace, por duke dalë nga loja u vërshëllye dhe u sha nga tifozët e klubit.

Kjo nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili hoqi fanellën dhe reagoi me zemërim ndaj tyre duke përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.