DYLON

VV: Takim më përfaqësuesit e politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputetë Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiu pritën në takim Drejtorin për Ballkanin, z. Owen Jenkins dhe Beatrice Rose nga Zyra e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, të shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cliff.

Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, veçanërisht për situatën politike e ekonomike.

EkoHigjiena

Ndërsa theksi i takimit ishte përmbajtja e Marrëveshjes së 10 shtatorit mes LAN dhe VETËVENDOSJE!-s ku përfaqësuesit e Lëvizjes sqaruan qëndrimet në lidhje me të.

Po ashtu në këtë kontekst u diskutua dhe për qëndrimin dhe zhvillimet që priten në seancën e nesërme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.