DYLON

VV: Qeveria po lejon kolonizimin e ri në veri të Mitrovicës

Avatar photo Redaksia

Përkundër deklarimeve, fakt i pamohueshëm është se gjithmonë e më shumë shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga veriu i vendit nuk po u lejohet rindërtimi i shtëpive dhe kthimi në to. Paralelisht me këtë pengim të dhunshëm të shqiptarëve për t’u kthyer në pronat e tyre po ndodh një kolonizimi ri të cilin sigurisht e ka lehtësuar në terren nënshtrimi i Qeverisë së Kosovës përballë Qeverisë së Vuçiqit e veçanërisht projekti i “Zajednicës” thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ndërtimi që po ndodh së fundi, i 300 shtëpive për 1200 – 1500 banorë të rinj ku sigurisht nuk mungon e gjithë infrastruktura por dhe objektet me sinjalistikë etnike shoqërohet me obligimin për punësim të qëndruesëm të së paku një anëtari të familjes nga këto shtëpi. E gjitha kjo e financuar nga Qeveria e Serbisë nuk është asgjë tjetër përpos një kolonizim i ri në territorin e Kosovës.

EkoHigjiena

Vendodhja e këtij kompleksi është pak mbi Kroin e Vitakut, në Mitrovicë dhe kjo tregon qartazi pse serbët kundërshtojnë fuqishëm rindërtimin dhe kthimin e shqiparëve atje. Kjo tregon edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës, organet e rendit të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk ndërmorrën asnjë veprim për t’ua siguruar shqiptarëve kthimin e sigurt në shtëpitë e tyre, dhe qytetarëve lëvizjen e lirë në atë pjesë të Kosovës.

Rikujtojmë se rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Suhadoll, Kroi i Vitakut, Lumbardh është i domosdoshëm referuar të drejtave universale, e interesit shtetëror e kombëtar. Pengimi i kthimit të shqiptarëve është ndihmë për planet kolonizatore të Serbisë në veri të Mitrovicës.

Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Qeverisë së Kosovës e cila hesht, e madje punon kundër shqiptarëve në veri të lumit Ibër në Mitrovicë, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.