DYLON

VV: Qeveria e Kosovës kundër interesave të Republikës së Kosovës

Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani dënon fuqishëm dhunën policore të ushtruar më 28 nëntor 2015 ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhuna brutale e urdhëruar nga Qeveria, e cila shkel mbi Republikën dhe i del në mbrojtje “Zajednicës”, është e papranueshme.

Gatishmëria e Qeverisë për t‘i mbrojtur interesat e Serbisë nëpërmjet një dialogu nënshtrues në njërën anë dhe injorimi i mbi 35 mijë protestuesve, injorimi i mbi 205 mijë nënshkrimeve në peticion dhe mosgatishmëria për referendum në anën tjetër, tregojnë se kjo Qeveri i ka shpallur qytetarët e Republikës armiq dhe Serbinë mike të saj.

EkoHigjiena

Dhunimi dhe gjakosja e ditës së shenjt të shqiptarëve, 28 Nëntorit, përmes keqpërdorimit të Policisë, është një sulm i papranueshëm kundër të gjithë shqiptarëve anembanë botës. Këto veprime të qeverisë kanë vetëm një përfundim, dhe ai është rrëzimi i kësaj Qeverie skajshmërisht korruptive dhe diktatoriale, thuhet n [reagimin e Vetëvendosjes, qendra n[ Gjermani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.