DYLON

VV-Norvegji: Reagim ndaj dhunës policore dhe arrestimeve më 28 nëntor

Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegji reagon ashpër ndaj dhunës së egër policore ndaj mbi 100 aktivistëve dhe arrestimit të tyre, ndër ta edhe aktivistin e deputetin Albin Kurti.

Kjo qeveri e korruptuar totalitare e ka shndërruar Republikën në shtet policor, çka u dëshmua sërish me ndërhyrjen e dhunshme të mbi 1500 policëve të armatosur rende, në zyrat e Lëvizjes VETËVEVENDOSJE!, me qëllim të shtypjes së zërit opozitar.

EkoHigjiena

Ne si qytetar të një shteti demokratik si Norvegjia i shohim me indinjatë të thellë veprimet e egra të Qeverisë përmes policisë. Këto ndërhyrje të dhunshme janë të motivuara politikisht, dhe shkelin të drejtat më elementare njerëzore dhe parimet demokratike.

Kjo Qeveri e korruptuar megjithatë nuk e ka gjatë! Sovrani do të kërkojë përgjegjësi! Republika e kapur nga kriminelët shumë shpejt do t’i rikthehet sovranit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.