DYLON

VV: Një vjet qeverisje Mustafa-Thaçi: Kapje e shtetit, kompromise ndaj Serbisë, skandale dhe dështime

Avatar photo Redaksia

Sot, Lëvizja Vetëvendosje organizoi konferencë për medie në lidhje me 1 vjetorin e Qeverisë LDK-PDK-Lista Srpska. Kryetari i Vetëvendsjes, Visar Ymeri, në këtë konferencë ndër të tjera tregoi se si prioritet e kësaj qeverie kanë qenë:
– Marrëveshjet me Serbinë si ajo e 10 shkurtit që e ndan Drejtësinë në baza etnike,
– Marrëveshjet e 25 gushtit që kërkojnë ndarjen etnike përmes Zajednicës,
– Formalizimin e ndërhyrjes së Serbisë në rrjetin tonë energjitik,
– Legalizimin e ndërhyrjes ilegale në tregun e telekomunikimeve,
– Betonimin e ndarjes së Mitrovicës me pretekstin e “hapjes së urës” e cila siç e dini vijon të jetë e bllokuar.

Ndërsa, ato që nuk kanë qenë fare prioritete janë:
– Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës,
– Forcimi i sistemit të drejtësisë,
– Ngritja e fondit për sigurimet shëndetësore për qytetarët tanë,
– Financimi adekuat i arsimit e shëndetësisë apo bujqësisë.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendpsjes, Besnik Bislimi, foli për pjesën ekonomike të qeverisjes Mustafa-Thaçi gjatë këtij viti. “Nëse i shohim alokimet e këtij viti nuk ka ndonjë dallim me ato të vitit të kaluar. Nuk shohim ndonjë riorientim por janë vetëm vazhdim i politikave të qeverisë Thaçi 2. Edhe projekt buxheti i vitit 2016 po miratohet pa asnjë ndryshim me vitin paraprak. I vetmi ndryshim është rritja e të punësuarve prej 1 përqind në sektorin publik – rehatimi i militantëve partiakë – dhe rritja e subvencioneve, pensioneve bazë e të tjera që nënkupton blerjen e paqes sociale”, tha Bislimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.