• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

VV: Konfiskimi i librave, vazhdimësi e politikës antishqiptare serbe

Redaksia 2LONLINE 9 Nëntor, 2013 3 min
 VV: Konfiskimi i librave, vazhdimësi e politikës antishqiptare serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Luginën e Preshevës, me ç’rast inspektorët serbë janë futur në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të fshatit Raincë, në Komunën e Preshevës, kanë ndërprerë mësimin dhe kanë konfiskuar librat shkollorë të nxënësve shqiptarë aty.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se ky veprim është vazhdim i diskriminimit sistematik që Serbia po ja bën popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.

”Konfiskimi i librave nën pretekstin se nuk na qenkan me planprogram të Serbisë, është terror shtetëror ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe të drejtës universale për arsim në gjuhën amtare, të fëmijëve shqiptarë atje. Veprimi i Qeverisë së Serbisë na e dëshmon edhe njëherë që politika e saj ndaj shqiptarëve nuk ka ndërruar, por është e njëjta ajo e Millosheviqit, për t’ia u bërë jetën të pamundshme shqiptarëve atje, politikë kjo të cilën me zell po e ndjek pasardhësi i tij, njëkohësisht partneri në dialog i Hashim Thaçit, Ivica Daçiqi”, thuhet në reagimin e VV e cila kërkon nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë dhe faktorët ndërkombëtarë, që të bëjnë presion mbi Qeverinë e Serbisë, që të heqë dorë nga politikat diskriminuese antishqiptare në Luginë të Preshevës dhe të garantojë të drejtat universale të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për arsim, të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023
Nacionale

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com