DYLON

VV-ja të heq dorë nga kushti për udhëheqjen e bisedimeve, ato i udhëheq LDK-ja!

Avatar photo Redaksia

Kushtet e VV-së për t’u bërë pjesë e koalicionit me LDK-AAK-NISMA për krijimin e Qeverisë, janë paksa të tepruara, vlerëson Faik Krasniqi publicist dhe anëtar i ekspertëve të LDK-së. “Ajo në rast se dëshiron të bëhet pjesë e këtij koalicioni qeverisës, duhet të heq dorë nga kushti që ata t’i udhëheqin bisedimet. Bisedimet me Serbinë duhet t’i udhëheq LDK-ja, si partia më e madhe e koalicionit. Kurse partnerët e koalicionit, e në këtë rast edhe VV-ja, të jenë pjesë e bisedimeve”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, VV-ja duhet të heq dorë nga ky kusht dhe për të mirën e Kosovës duhet të bëhet pjesë e Qeverisë, bashkë me koalicionin LDK-AAK-NISMA.

EkoHigjiena

“Me VV-në do kishim një Qeveri me 63 deputetë shqiptarë, dhe Qeveria e Kosovës nuk do të ishte e varur nga votat e ”Listës serbe”. Nëse ata e kanë ndarë mendjen që mos të futen fare në Qeveri, vetë si parti do të dëmtohen, sepse në sytë e opinionit do të shikohen si parti joserioze dhe e papërgjegjshme dhe kjo gjë mund t’iu kthehet bumerang. Por prapë kam shpresë se VV-ja do të tregoj pjekuri politike dhe do t’i bashkëngjitet koalicionit LDK-AAK-NISMA për krijimin e Qeverisë. Me ose pa VV-në Qeveria e Kosovës nga koalicioni LDK-AAK-NISMA do të krijohet. Kjo gjë ka marrë fund. Në shtator do të kemi Qeverinë e re dhe PDK-ja do të shkojë në opozitë”, thotë Faik Krasniqi.

Edhe diplomatët e huaj, sidomos ata gjermanë, ia kanë bërë të qartë koalicionit LDK- AAK-NISMA, se në asnjë mënyrë nuk guxojnë t’i nënshtrohen kërkesave të Vetëvendosjes, aq më pak, që t’i lejojë lëvizjes së Albin Kurtit, t’i prijë bisedimeve me Serbinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.