DYLON

VV, homazhe në trevjetorin e rënies së heroit Enver Zymberi

Avatar photo Redaksia

​Sot në fshatin Dubovc të Vushtrrisë një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje bëri homazhe te varri i heroit Enver Zymberi me rastin e trevjetorit të rënies së tij.

Më pas delegacioni bëri vizitë në familjen Zymberi, në shtëpinë e të cilëve dikur ishte shtabi lokal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

EkoHigjiena

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje shprehu respektin dhe nderimin e thellë për punën, veprën dhe vetëmohimin e Enver Zymberit, duke theksuar që emri i heronjve dhe dëshmorëve tanë nuk harrohet asnjëherë ashtu sikurse që gjaku i tyre nuk humbet kurrë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.