DYLON

VV: Gjyqësia vazhdon përndjekjen politike ndaj opozitës

Avatar photo Redaksia

Sot, Lëvizja Vetëvendosje organizoi konferencë për media në të cilën folën Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca.

“Angazhimi i Qeverisë në shtypjen e zërave kundërshtues karshi marrëveshjeve të dëmshme për Republikën ka këtë bilanc: hyrja e dhunshme dhe bastisjet e shtëpive të deputetëve, me ç’rast edhe u arrestua në mënyrë të egër deputetja Donika Kadaj Bujupi, ishte fillimi i përndjekjes politike, që erdhi si pasojë e një deklarimi të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit menjëherë pas seancës së Kuvendit, , të cilët i cilësuan deputetët opozitarë si kriminelë dhe urdhëruan publikisht prokurorinë që të filloj përndjekjen e tyre. Si rezultat i kësaj, tashmë kemi 8 deputetë të përndjekur 3 në paraburgim me nga 30 ditë, një në paraburgim 48 orësh, 3 në arrest shtëpiak dhe një 1 me kallëzim penal. Ndërkohë që 19 aktivistë vazhdojnë të mbeten në paraburgim”, ka deklaruar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

EkoHigjiena

Ajo tha po ashtu se “nuk ka ndodhur asnjëherë që një aksion i tillë të ndërmerret në raste të korrupsionit apo edhe ndaj strukturave paralele. “

Në anën tjetër, Glauk Konjufca deklaroi që “Isa Mustafa dhe qeveria e tij, janë shndërruar në një institucion që e kontrollon drejtësinë dhe e përdor atë për përndjekjen dhe persekutimin politik të opozitës së bashkuar.”

Më pas, drejtuesi i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s tregoi se si përmes arrestimeve të deputetëve të opozitës po shkelet edhe ligji për imunitet të deputetëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.