DYLON

Vv: Gjykatat e Mustafës dhe Thaçit vazhdojnë ta përndjekin opozitën

Avatar photo Redaksia

Sot, Qeveria Mustafa-Thaçi, arrestoi edhe një deputet të opozitës. Deputeti Pal Lekaj u dërgua para prokurorisë për shkak se ka kundërshtuar, së bashku me të gjithë deputetët e opozitës, “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky rast, e shpërfaqë edhe njëherë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës. Ajo në njërën anë po do që të duket e hapur për dialog dhe qetësim të situatës ndërsa në anën tjetër nuk po e ndal represionin autoritar ndaj opozitës.

EkoHigjiena

Është shumë e rëndësishme për Kosovën, që kjo Qeveri sa më parë ta kuptojë që nuk do të ketë rrugë tjetër përveçse të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi si dhe t’i lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Sa më shumë që vonon, aq më i madh do të jetë çmimi për Kosovën.

Deputetët dhe aktivistët e burgosur politikisht duhet të lirohen menjëherë. Në të kundërtën, situata do të përkeqësohet dhe tensionohet edhe më shumë, thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.