DYLON

VV: Arrestohet opozita, për t’u mbrojtur “Zajednica” dhe Demarkacioni me Malin e Zi

Avatar photo Redaksia

Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin Fisnik Ismaili. Ky është deputeti i tretë i opozitës që u arrestua këto kohë. Donika Kadaj – Bujupi dhe Albin Kurti po mbahen të burgosur. Ndërkohë, rreth 30 aktivistë të tjerë të opozitës janë duke u mbajtur të burgosur për shkak të aktiviteteve opozitare kundër “Zajednicës”.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Fisnik Ismaili dhE TË GJITHË AKTIVISTËVE DHE DEPUTETËVE TË TJERË.

EkoHigjiena

Projektet si “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të parealizueshme.

Opozita vazhdon rezistencën kundër ndarjes etnike të vendit, faljes së territoreve dhe shtetit policor, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvnedosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.