DYLON

Vullneti për një propozim sfidues por të domosdoshëm

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – (Gjithmonë me shpresën se fara e mbjellë sot, mjafton të lulëzoj tash njëqind vjet). E di (edhe Unë) se nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur!

Kohët e fundit është vënë re se në gjitha cepet e Atdheut tonë duken shushuritje shpirtliga të fqinjëve, “miqve”, tanë, duke na ofruar “ndihma” përmes disa mjekroshëve llojesh të ndryshme e me qëllime të njëjta grykësie. Asimilimi e pushtimi, si nga anë e Greqisë me Janullatosin-mjekrosh në jugun e Shqipërisë, e po ashtu edhe vehabistët-mjekroshë, nga anët e ndryshme të Arabisë në verilindjen e Shqipërisë-Kosovë. Të dyja këto “dhurata” të pista vijnë nën patronatin ideorë të Serbisë.

EkoHigjiena

Shkruan: Gani NEZIRI

Pra, që tu dalim pararoje cepeve të Atdheut tonë të dashur, në mbrojtje të vlerës së shenjt kombëtare, (kështu si na krijoj ZOTI YNË), kujtoj se, Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë, të u drejtohen Kuvendit të Shqipërisë e Kuvendit të Kosovës me një kërkesë të përpiluar bashkërisht, me temë: SHPALLJEN ZYRTARE, TË VENDEVE TË SHENJËTA NË ATDHEUN TONË TË DASHUR E TË GJËRË ME VLERË TË VEÇANTË KOMBËTARE E FETARE.

Nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur! Atë ditë që do mbjellim farën, mjafton që në përvjetorin e njëqind të jap frytin!

Me qëllim të nxitjes për debat fillestarë, do të marr guximin sfidues që të jap dy propozime vendesh me vlera të veçanta historike. Gjithsesi në mesin e shumë e shumë të tjerave që i ka vendi ynë.

1. KRUJA

Kalaja e Krujës, aty ku i madhi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, forcojë krenarinë kombëtare duke rezistuar fuqishëm kundër një perandorie të fortë pushtuese. I lindur si Katolik, i rritur si Mysliman dhe i Kurorëzuar si Ortodoks, përfshinë Tri besimet fetare që aktualisht i kemi Kombi Ynë, (edhe pse, ZOTI nuk i zgjodhi për Ne, por na i dhanë me dhunë ata që na pushtuan sipas radhës).

2. PREKAZI

Kullat dhe varret e familjes të të madhit Adem Jashari i cili Rizgjoi krenarinë kombëtare (shumë vite të përbuzur e të nëpërkëmbur e me rrezik permanent të fjetjes së përhershme në formën e asimilimit të shqiptarëve në rrethinat e Novi Pazarit dhe të arvanitasëve në tokat e veta në Çamëri, tani nën administrimin e shtetit grek).

Kujtoj me të drejtë se, për shqiptarët kudo që janë, të të gjitha religjioneve që kemi brenda nesh; njëra mund të jetë Meka e tjera Medina, respektivisht, njëra është Vatikani e tjetra është Athina.

Kështu që, vullneti I porosisë time do të ishte kështu:
Gjithë Shqiptarët kudo që janë,
Të Krishterë e Mysliman,
Cilindo besim që të kenë,
Në vende të shenjta bashkë të jenë.

Uroj PERENDINË-ZOTIN TONË, që prej tani e tutje, që po shkruaj këto vargje publike, të gjitha pelegrinazhet shqiptare kudo që ndodhen në globin tokësorë, të mos shkojnë më kurrë dhe as kurrën e kurrës në vende të huaja të shenjta.

As në Meke, as në Medinë, as në Vatikan e as në Athinë, por të vijnë në KALANË E KRUJËS të kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe në PREKAZ, në shenjtërinë e KULLAVE të të madhit Adem Jashari.

Këtu do të dimë të lutemi i madh e i vogël, djem edhe vajza, pleq edhe plaka. Këtu, të rinjtë e të rejat do të mund të njiheshin, të dashuroheshin e të kurorëzoheshin. Këtu, do të mund të lutemi gjithë shqiptarët e gjitha regjioneve e të gjitha religjioneve, gjitha dialekteve e të gjitha subjekteve, student e profesor, ushtarë e ushtarak, ministra e deputet.

Këtu, do të duhej ta bënin betimin Shqip; Presidenti shtetit, Kryekuvendari e Kryeministri.

TË LUTEMI NË GJUHËN E NËNËS, NË GJUHËN SHQIPE, NË GJUHËN QË ZOTI YNË E ZGJODHI PËR NE.
Predikimin vjetor tradicional, do ta bëj Kryeministri i shtetit, gjithmonë nën hijen e Presidentit simbolik të shtetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.