DYLON

Vullneti i rinisë gjilanase do të jetësohet nëpërmjet PDK-së në qeverisje

Vullneti i rinisë gjilanase do të jetësohet nëpërmjet PDK-së në qeverisje
Avatar photo Redaksia

Vullneti i rinisë gjilanase do të jetësohet nëpërmjet PDK-së në qeverisje

/Shefik Surdulli, kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit/

Rinia gjilanase – studentore, e ofruar përrreth PDK-së, po shkundet, po rikthehet duke thyer barrierat që i ka krijuar propaganda e egër rivalizuese.

Rinia e PDK-së, po ngritet, po shpërndahet si një stuhi, dhe po punon me fanatizem si demokrate, per te ngjalle shprese dhe gezim për zhvillimin dhe perspektivën e saj, nëpërmjet PDK-së, respektivisht, programit të saj qeverisës për rininë gjilanase dhe mbështetjen time të parezervë që vullneti i saj të triumfojë, të jetësohet:

për zhvillim arsimor dhe profesional: Përkrahje për shkollat, kurse trajnimesh, dhe programe për aftësim profesional për të rinjtë.

Përmirësimi i infrastrukturës së rinisë: hapësira rekreative, mbështetje për klubet rinore dhe vende për aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Iniciativa për punësim dhe ndihmë ekonomike: Programet për mbështetje për të rinjtë që kërkojnë punë, krijimin e mundësive për biznesin e vogël dhe start-up-e. Në fokus të rinjët nga shkollat profesionale. Shkollat e mesme Teknike dhe Bujqesise.

Promovimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive: Organizimi i festivalëve, garave sportive, dhe aktiviteteve që nxisin kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve.

Fushata për ndërgjegjësim dhe edukim mbi ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të drejtë: Edukimi për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, dhe mbrojtjen e mjedisit.

Mbështetje për iniciativat rinore dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje: Inkurajimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje lokale dhe projekte komunitare.

Qasja e lehtë në shërbime shëndetësore dhe sociale: Programet që adresojnë nevojat e shëndetit mendor, shëndetit fizik dhe mirëqenies së përgjithshme të rinjve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.