DYLON

Vuçiq pro liberalizimit të vizave për Kosovën, analisti politik: Është dredhinë me prapavijë të thellë

Vuçiq pro liberalizimit të vizave për Kosovën, analisti politik: Është dredhinë me prapavijë të thellë
Avatar photo Redaksia

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Infosot.com

“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq.

EkoHigjiena

Për analistin Blerim Burjani, kjo deklaratë ka prapavijë të thellë për interesa të Serbisë.

Burjani në një prononcim për Infosot.com, tha se Serbia po përpiqet ta ruaj avantazhin në dialog duke u treguar e mirë ndaj Kosovës.

“Kjo nuk varet nga Serbia por dëshiron të ruaj avantazhin në dialog. Ky avantazh po pasurohet duke u treguar e mirë ndaj Kosovës si në këtë rast për liberalizim ose për të dhuruar vaksina. Këto dredhina serbe janë me prapavi të thellë për interesa të saj. Në këtë mënyrë dëshiron të fitoj më shumë simpati evropiane për ta lehtësuar rrugën e saj për në BE”- përfundon Burjani.

BURIMI: Infosot.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.