Vuçiq paralajmëron rezultate për incidentet në veri të Mitrovicës

Sipas, nënkryetarit të parë të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, organet kompetente shtetërore po e bëjnë punën e tyre për gjetjen e përgjegjësve për incidentet gjatë zgjedhjeve në veriun e Mitrovicës dhe se gjatë ditëve të ardhshme do të prezantohen rezultatet.

Sipas tij, Serbia ka materiale të caktuara dhe organet shtetërore në ditët në vijim do të ndërmarrin masa në përputhje me ligjin kundër atyre që nuk kanë lejuar shprehjen e lirë votuese dhe kanë thyer kutitë në vendvotime.

Sipas fjalëve të tij, 30 568 serbë në jug të lumit Ibër kanë dalë dhe kanë votuar në zgjedhje, pos në veriun e Mitrovicës, dhe nuk ka pasur probleme, andaj bashkësia e komunave serbe do të formohet nga 9 e mbase edhe nga 10 komuna.

“Ne nuk e kemi problem të themi që ekziston lobi i madh për bojkotimin e zgjedhjeve. Serbët duhet vet të vendosin për ardhmërinë e tyre, prandaj nëse duan që Agim Deva të jetë kryetar komuna, le të jetë ashtu. Nëse duan, kryetar mund t’iu bëhet edhe Oliver Ivanoviq apo Kërstimir Pantiq”, citohet të ketë thënë ai.

KOMENTE