DYLON

Vuçiq mban fjalën, jep 430 mijë euro për shqiptarët e Luginës

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë vizitës së homologut të tij shqiptar në Beograd, se do të ndihmonte shqiptarët e Luginës së Preshevës.

10 ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, qeveria e Serbisë ka dërguar një fond prej 51 milion dinarë ose 430 mijë euro për 21 kompani në tri komuna shqiptare.

EkoHigjiena

Në Bujanoc gjatë qëndrimit kryetari i Trupit Koordinues i qeverisë serbe për Luginën, Zoran Stankoviq ka diskutuar zhvillimin për punësim dhe mbi nevojat e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme në Luginën e Preshevës.

“Ne që të vazhdojnë bisedimet me liderët shqiptarë, duke pasur parasysh se bisedimet janë ndërprerë (nëntorin e kaluar), nga ana e tyre,” tha Stankoviq, transmeton Titulli.

Ai theksoi se të gjitha problemet e tyre do të zgjidhen me dialog, dhe se qeveria serbe është e angazhuar të respektojë të drejtat e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve që janë në Serbi.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Preshevë tha se Tirana e mbështet dialogun e shqiptarëve të Luginës me qeverinë në Beograd, sidomos kur është fjala për zgjidhjen e problemeve jetike kryesisht në fushën e infrastrukturës dhe të arsimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.