• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Vuçiq e Vulin thërrasin serbët për votim “për ta kthyer Kosovën nën Serbi”

Redaksia 2LONLINE 1 Nëntor, 2013 6 min
 Vuçiq e Vulin thërrasin serbët për votim “për ta kthyer Kosovën nën Serbi”

(E plotësuar) – Zëvendëskryeministri i Sebisë, Aleksandar Vuçiq, pas arritjes në Grçanaicë deklaroi se fillimisht erdhi këtu në mesin e serbëve, e pastaj do të vizitojë manastirin e Graçanicës, ndonëse Prishtina “më ka urdhëruar” skenarin e kundërt, meqë vizitën e tij e konsideron fetare.

Vuçiq i ka këshilluar serbët të jenë të “mençur”. “Të luftojmë s’mundemi, as duam, puna jonë është që në paqe të sigurojmë ardhmërinë për  fëmijët tanë”.

Vulin ndërkaq nuk ka ardhur me “uniformë”, raportojnë mediet serbe, por me sako të zezë e këmishë të murme. Në Graçanicë Vuçiq e Vulin me suitën kanë mbështetur Iniciativën Qytetare “Srpska”.

Medat e Beogradit raportojnë për prani të numrit të madh të Policisë së Kosovës, nga dy së paku në çdo 20 metra, por njoftohet edhe për prani të policisë së EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it.

Vuçiq, duke u bërë thirrje serbëve të dalin në zgjedhjet e tree nëntorit, ka thënë se  “tani po zgjedhim në mes të mundësive dhe të mbijetesës së popullit serb, nga njëra anë, dhe të të kaluarës dhe të të ardhmes shumë të pasigurt dhe të zhdukjes së popullit tonë, nga ana tjetër”. Ministri Selakoviq citohet të ketë thënë se “kush nuk është për listen ‘Serbska”, s’është për Serbinë.  
 

Graçanicë, 1 nëntor – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe ministri pa portfol, përgjegjës për Kosovën, Aleksandër Vulin, kanë arritur në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovë. Ata kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare në Merdar ku janë pritur nga shefi i Zyrës serbe në Kosovë, Dejan Paviçeviq, raporton KTV. Vulin në një intervistë për media ka thënë se vizita e tij ka të bëjë me inkurajimin e serbëve për të dalë në mënyrë masive në zgjedhjet lokale të së dielës.
Raportohet se përveç Vuçiqit dhe Vulinit, në kuadër të delegacionit, është edhe ministri serb i Drejtësisë, Nikola Srelakoviq.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Kosovën, Aleksandër Vuli, tashmë kanë mbajtur fjalime në Graçanicë, prej nga iu bënë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën serbe, për ta kthyer Kosovën nën sovranitetin e plotës të Serbisë.

“Nga bashkësia ndërkombëtare më thanë që të mos e them se për kë duhet të votoni. Mirëpo, e shihni ku jam, e shihni në cilin miting marr pjesë dhe kë e përkrahi. Kur munden Erdogan dhe Rama të vijnë, mundem edhe unë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërtetën do ta themi”, ka deklaruar Vuçiç.

Fjalim para rreth 600 serbëve në Graçanicë ka mbajtur edhe kandidati i listës serbe për kryetar të Leposaviqit, i cili ishte më i ashpër në deklaratat e tij drejtuar masës, raportojnë mediet.
 
 
Zëvendëskryeministri dhe dy ministra të Serbisë sot në Kosovë

Prishtinë, 1 nëntor – Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq sot viziton  Kosovën, për, siç tonë medie të Beogradit, të inkurajuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel.    Ministri pa portofol por i ngarkuar me Kosovën Aleksandar Vulin po ashtu sot vjen në Kosovë. Kundër tij është hequr urdhër arresti pasi kryeministri Hashim Thaçi më parë kishte deklaruar se ai mund të  qëndrojë në Kosovë nëse nuk mban uniformë të rezervistëve serbë.

Aleksandër Vuçiq më herët e kishte kushtëzuar vizitën e vet në Kosovë vetëm në shoqëri me Aleksandër Vulinin.

Na Kosovë sot vjen edhe ministri serb i Drejtësisë Nikola Selakoviq. Ai në Mitrovicë  

pritet t’iu flasë gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të punësuar në jurisprudencën e Kosovës./koha.net/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com