• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Vucic: Prishtina le të arrestojë, unë me Vulinin do të jemi në Kosovë!

Redaksia 2LONLINE 25 Tetor, 2013 4 min
 Vucic: Prishtina le të arrestojë, unë me Vulinin do të jemi në Kosovë!

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka thënë se para zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, do t’i vizitojë të gjitha vendet në Kosovë, bashkë me ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Unë po ju them, e ata (Prishtina) le të arrestojnë kë të duan. Me Vulinin do të vijë t’i vizitojë të gjitha vendet e juaja në Kosovë”, ka thënë Vucic.

Duke iu drejtuar serbëve nga Kosova, të cilët ishin mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë për të protestuar kundër vizitës së djeshme të kryeministrit turk në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, Vucic tha se kërkon përgjigje të drejtpërdrejtë nga Brukseli për, siç thotë ai, “standardet e dyfishta meqë nuk kanë reaguar ndaj deklaratës së Erdoganit se Kosova është Turqi” dhe se “pse nuk e kanë dënuar si skandaloze”.

“E, më falni, por të drejta më të mëdha në Kosovë kemi ne se Hashim Thaçi e Erdogani, bile tri herë aq”, ka thënë Vucic.

“Miqtë nga Brukseli” Vucic i pyeti se si është e mundur që të lejojnë që kryeministri i Turqisë dhe Shqipërisë “të vijnë në mitingun e një partie në Kosovë, ndërsa t’i ndalohet hyrja Vulinit”.

“Si është e mundur të na thoni se mund të shkojmë vetëm në manastire, e nuk kam parë që kryeministri turk e ai shqiptar ishin në xhami, por vizituan mitingun e Thaçit”, tha ai, transmeton Press. “Këto janë pyetje të drejtpërdrejta për Brukselin dhe kërkoj përgjigje të drejtpërdrejtë”.

“Ne jemi të vegjël, por popull dhe shtet krenar”, ka theksuar ai, duke porositur Erdoganin që “fytyra dhe nderi serb nuk janë më pak të ndotur se i tyre”.

Erdoganit dhe të gjithëve që mendojnë se “mund të shkatërrojnë Serbinë”, Vucici i porositi se Serbia respekton madhësinë dhe forcën turke, si dhe shtetet tjera, dhe se me të gjithë do paqe dhe raporte të mira, porse nuk do të lejojë sjellje të tillë.

“Serbia, dhe këtë duhet ta dinë Erdogani dhe çdokush tjetër, kurrë nuk do të lejojë, as më të mëdhenjve se ne, diçka të tillë”, ka thënë Vucic.

Vulin u tha serbëve të mbledhur se do të shihen para përfundimit të kampanjës “në Kosovën tonë”, ndërsa i ka ftuar të dalin në zgjedhje, sepse kështu “do ta ruajnë Serbinë”. /Titulli.com/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023
Info+

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023
Info+

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në

20 Shtator, 2023
Shneta

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm

20 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

20 Shtator, 2023

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

20 Shtator, 2023

Shkatërrohen armë të ndryshme ilegale

20 Shtator, 2023

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për keqpërdorim të pozitës dhe vjedhje pylli

20 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com